A do të arrihet një marrëveshje SHBA-Iran? Katari dërgon ekip negociator në Teheran, Reuters: Diferencat mes palëve janë ngushtuar
Një ekip negociator i Katarit ka mbërritur në Teheran në koordinim me Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje që synon përfundimin e luftës me Iranin dhe zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes palëve.
Reuters raporton se Doha po rikthehet në rolin e ndërmjetësit diplomatik në rajon, pavarësisht tensioneve të fundit me Iranin, i cili gjatë konfliktit goditi Katarin me raketa dhe dronë, duke dëmtuar infrastrukturën strategjike të gazit natyror të lëngshëm në Ras Laffan.