Lidhje


Turqia në sistemin ndërkombëtar shumëkohor: Ekuilibri racional përballë teopolitikës

 

Nga Ali Maskan

 

Baza teorike

 

Në shkrimin tonë të kaluar, konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit e kishim analizuar nga këndvështrimi i “fundit të kohës së shenjtë”. Le të vazhdojmë prej aty, duke përfshirë edhe faktorin Turqi në këtë model.

 

Çdo traditë fetare e konsideron procesin e shpalljes hyjnore si një pikë kthese në kuptimin e historisë. Në këtë aspekt, historia mund të lexohet në dy nivele të ndryshme ndërgjegjeje: “para shpalljes”( pre-revelation) dhe “pas shpalljes” (post-revaliation). Kjo ndarje i jep qartësi edhe analizës sonë.

 

Çdo fe, pas shpalljes që i është dhënë, nis një cikël historik dhe, me bindjen se nuk do të ketë më diçka thelbësisht të re në jetë, ku fillon të pres fundin e historisë. Por ky “fund” mund të jetë në të vërtetë një fillim i ri.

 

Për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, ky cikël historik fillon në periudha të ndryshme, sepse çdo shpallje mbart brenda saj një vazhdimësi mijëravjeçare.

 

Për këtë arsye, ata që e kanë përfunduar më herët ciklin e shpalljes janë edhe më të prirur të përshpejtojnë pritjen për fundin e historisë. Në shoqëritë myslimane ekzistojnë përfytyrime për Kijametin, por shtetet zakonisht nuk ndërtojnë politikat e tyre mbi këto skenare. Ndryshe paraqitet situata në disa rryma shiite, siç e kemi përmendur edhe më parë.

 

Kjo krijon dallime në qasjen strategjike të aktorëve: disa përpiqen ta përshpejtojnë fundin, disa të përgatiten për të dhe disa të tjerë ta shtyjnë atë. Prandaj, marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të analizohen në kuadër të “Teorisë së Sistemit Ndërkombëtar Shumëkohor”.

 

Reflektimi i Kohës së Shenjtë

 

Qasja e “strategjisë së kohës së shenjtë” e trajton tensionin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit jo thjesht si konflikt ushtarak, por si një përplasje të perceptimeve teologjike të kohës dhe objektivave mesianike.

 

Kjo qasje tregon se kemi të bëjmë me një trekëndësh aktorësh që veprojnë jo vetëm sipas logjikës racionale politike, por edhe sipas një “kalendari të shenjtë”. Strategjitë e tyre përplasen në përputhje me pritjet eskatologjike të sistemeve të tyre fetare, ndërsa Turqia shfaqet si një faktor që përpiqet të ruajë një ekuilibër racional në këtë “lojë shahu” teologjik.

 

Perceptimi i fundit të kohës: e shtyn Izraelin dhe segmentet evangeliste në SHBA drejt përgatitjes së kushteve për ardhjen e Mesihut dhe ndërtimin e Tempullit të Tretë ndërsa Iranin e shtyn drejt menaxhimit të kaosit dhe rezistencës për të përshpejtuar ardhjen e Imamit të 12-të (Mehdiut), përmes konceptit të “Velajet-it të Fakihut”.

 

SHBA-ja e mbështet Izraelin jo vetëm si aleat strategjik, por edhe sepse një pjesë e fuqishme evangeliste në SHBA e sheh ekzistencën e Izraelit si kusht për shpëtimin e tyre fetar. Për këtë bllok, “koha” matet me realizimin e profecive biblike. Vendime si shpallja e Jerusalemit kryeqytet interpretohen si hapa për përshpejtimin e këtij “orari të shenjtë”.

 

Nga ana tjetër, Irani vendos përballë këtij “kalendari mesianik” perëndimor një koncept të vetin të “kohës së shenjtë”. Prania e saj në Liban, Siri dhe Jemen nuk është vetëm ndikim gjeopolitik, por edhe pjesë e një “marshi të shenjtë”. Izraeli shihet si figurë “dexhalli”, ndërsa lufta konceptohet më shumë si një provë besimi sesa si një përballje e thjeshtë ushtarake.

 

Nëse konflikti aktual mes këtyre aktorëve përshkallëzohet në një luftë të përgjithshme, e mbështetur nga operacione tokësore, atëherë pritjet për ngjarje apokaliptike si Armagedoni apo “Melhameja e Madhe” që mund të aktivizohen.

 

Në një skenar të tillë: siguria ndërkombëtare, kontrolli i energjisë dhe stabiliteti ekonomik mund të kalojnë në plan të dytë, ndërsa “vendosja e së vërtetës” kthehet në prioritet strategjik. Diplomacia shndërrohet vetëm në një mjet për të fituar kohë, ndërsa armët bërthamore mund të shihen jo më si mjete parandalimi, por si instrumente që çojnë drejt një fundi apokaliptik.

 

Megjithatë, sjellja e këtyre aktorëve nuk mund të shpjegohet plotësisht vetëm me motive teologjike. Por është e pamohueshme se narrativat eskatologjike luajnë një rol të rëndësishëm në legjitimimin dhe orientimin e vendimeve strategjike.

 

Mungesa e pritjeve eskatologjike të Turqisë: A është avantazh apo rrezik?

 

Turqia nuk është e përfshirë as në “shtytjen apokaliptike” të boshtit SHBA–Izrael dhe as në kalendarin eskatologjik “të fokusuar te Mehdiu” të Iranit. Kjo qasje sekulare e bën Ankaran një nga aktorët më racionalë dhe më të parashikueshëm në rajon. Por, njëkohësisht, krijon edhe rrezikun që, brenda “kronologjisë së shenjtë” të rivalëve të saj, veprimet e Turqisë të perceptohen si “devijim strategjik” ose si një “pengesë sekulare që duhet kapërcyer”.

 

Turqia, me identitetin e saj si një lloj “barriere e Tokës së Premtuar”, përballet drejtpërdrejt me skajin eskatologjik të zgjerimit teologjik të Izraelit që shtrihet deri në kufijtë e Anadollit. Ky kontakt gjeografik e nxjerr Turqinë përtej rolit të një aktori të thjesht racional, duke e kthyer në një objektiv të drejtpërdrejtë të strategjive “të shenjta” dhe në një nyje kyçe të betejës për mbijetesë.

 

Politika e jashtme e Turqisë: “Frena racionale”

 

Turqia nuk vepron sipas një kalendari të shenjtë, por mbi bazën e interesave kombëtare dhe stabilitetit rajonal. Me një qasje sekulare gjeopolitike, ajo përballet me çështje konkrete si: korridoret energjetike , siguria kufitare dhe flukset e refugjatëve. Ndërkaq, lëvizjet e rivalëve të saj, të bazuara në “profeci”, materializohen si kërcënime reale për Turqinë. Në vend të një roli klasik “ndërmjetësuesi”, Turqia ndjek një strategji të “mbylljes së hapësirave” (area denial). Pra, në vend që të përfshihet në një konflikt me ngarkesë mesianike, ajo synon ta bllokojë zgjerimin e saj përmes krijimit të një brezi sigurie. Në këtë aspekt, Turqia nuk është vetëm një aktor balancues, por edhe një “aktor tampon ndërkohor”, që qëndron mes logjikave të ndryshme të kohës (teologjike dhe historike). Kjo e bën atë një nga shtetet më të domosdoshme në rajon. Bashkërendimi i interesave mes sistemeve si Greenwich dhe Kandilli (si simbolikë e kohës globale dhe lokale) mund t’i japë Turqisë një fuqi përtej parashikimeve në fushat e financës, energjisë dhe të tregtisë. Megjithatë, një potencial i tillë mbart edhe rreziqe të mëdha.

 

Ndikimi mbi aktorët e tjerë

 

Për SHBA-në dhe Izraelin: Turqia shihet si një “pengesë sekulare që duhet bindur” edhe si barriera më e madhe politike e ushtarake, përpara zgjerimit teologjik. Për këtë arsye, lind tendenca që ajo të vihet nën ndikim përmes presioneve financiare dhe ushtarake.


Për Iranin: Neutraliteti i Turqisë pengon që strategjia iraniane për krijimin e një “kaosi të shenjtë” përmes polarizimit shiito-sunit të gjejë përkrahje të plotë në botën sunite.

 

Për vendet e rajonit: Turqia paraqitet si një “ombrellë sigurie” dhe si një model i mesëm, ku mund të strehohen përballë ekstremizmave me karakter mesianik. Përplasja mes përpjekjes së SHBA-Izraelit për ndërtimin e një “mbretërie hyjnore” dhe rezistencës së Iranit të bazuar në konceptin e Mehdiut është në thelb një garë drejt “fundit të kohës”. Në këtë kontekst, fakti që Turqia nuk ka një objektiv eskatologjik e bën atë njëkohësisht: objektivin më të madh të këtij konflikti dhe një nga zgjidhjet e vetme të mundshme. Turqia ndjek një politikë që nuk pret “kohën e shenjtë”, por synon të menaxhojë “kohën historike”, duke vepruar si një balancuese racionale.

 

Skenarët e mundshëm të luftës dhe pasojat

 

Struktura aktuale shumëkohore i bën konfliktet të ndryshme nga luftërat klasike. Për një përplasje të mundshme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit mund të parashikohen tre skenarë kryesorë:


“Kaos i kontrolluar” (më i mundshmi): Konflikte të kufizuara, përdorim i forcave proxy dhe luftë ekonomike. Në këtë skenar: Irani mbijeton, siguria e Izraelit rritet, SHBA-ja shmang përfshirjen direkte.

 

“Luftë rajonale”: Përfshirja e Libanit, Sirisë dhe Irakut sjell kriza të mëdha energjetike dhe migratore.

 

“Thyerje e madhe”: (rrezik i ulët, por kritik)


Luftë direkte SHBA/Izrael–Iran, me pasoja që mund të tronditin gjithë sistemin global.

 

Roli dhe avantazhet e Turqisë

 

Fakti që Turqia nuk vepron mbi baza eskatologjike i krijon asaj mundësi të rëndësishme, siç mund të janë: të luajë rol ndërmjetësues, të shndërrohet në nyje kyçe të energjisë dhe tregtisë dhe të mbetet një fuqi balancuese edhe në kushte kaosi. Megjithatë, ekzistojnë edhe rreziqe konkrete, si: presioni i sigurisë përmes Sirisë dhe Irakut, ndikimet ekonomike dhe valët e migrimit. Konflikti aktual nuk duhet parë vetëm si një përplasje gjeopolitike, por edhe si një përballje e perceptimeve të ndryshme të kohës. Në këtë betejë të “kohës së shenjtë”, Turqia nuk është një aktor që e dikton kohën, por një aktor që e balancon atë. Edhe pse është e vetëdijshme se shtetet mund të përdorin narrativat fetare për qëllime politike, Turqia e ndërton gjithmonë qëndrimin e saj strategjik mbi bazën e interesave kombëtare.

 

Përfundim

 

Në këtë analizë u përpoqëm t’i lexojmë tensionet gjeopolitike jo vetëm nga këndvështrimi ushtarak apo ekonomik, por edhe përmes dallimeve në perceptimin e kohës dhe strategjive që burojnë prej tyre.

 

Roli potencial i Turqisë në këtë kontekst, si dhe kontributi që kjo qasje mund të japë në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, u trajtuan duke u mbështetur në tensionin mes “kohës së shenjtë” dhe “kohës historike”.

 

Edhe pse në traditën turke ekzistojnë besime për fundin e kohës, ato nuk përfshihen kurrë në objektivat strategjike kombëtare apo ndërkombëtare. Në këtë aspekt, Turqia nuk është një aktor që përshpejton apo sakralizon kohën, por një aktor që e balancon atë, duke vonuar prishjen e sistemit ndërkombëtar.

 

Kjo e vendos Turqinë njëkohësisht në rolet si objektiv të mundshëm, forcë balancuese dhe si një element qendror në një qasje të re teorike në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

“Teoria e Sistemit Ndërkombëtar Shumëkohor” ndërton një model origjinal që vendos në një kornizë të përbashkët faktorët e besimit, fuqisë dhe kohës. Ajo mundëson analizimin e aktorëve ndërkombëtarë përmes strategjive të tyre kohore, mjeteve që përdorin dhe objektivave sistemike që ndjekin.

 

Kjo teori nuk ndihmon vetëm për të kuptuar krizën aktuale, por hap edhe një perspektivë të re konceptuale për analizimin e konflikteve të ardhshme.


Irani nuk është lufta jonë

 

Nga Andi Bushati

 

Relativizimi që qeveria shqiptare po i bën shqetësimit amerikan për një kërcënim të mundshëm të vendit nga Irani, nuk është as naiv, as i pamenduar. Etiketimi si “hamendësime” i paralajmërimeve se mund të ketë goditje në kampin e Manzës, në selitë diplomatike, apo edhe në qendra të populluara, është një përpjekje për të kamufluar udhën pa krye ku e ka degdisur vendin diplomacia personale e Edi Ramës.

 

Kjo kuptohet më së miri nëse lexon me vëmendje një intervistë që kryeministri i dha revistës franceze “Le Point” diku një javë më parë. Ai u mburr se ne ishim nga vendet e vetme në botë që nuk kishim marëdhënie me Teheranin. Në një amalgamë konfuze arguementash ai e justifikoi rreshtimin radikal pro Trumpit dhe Natanjahut, herë me faktin se shqiptarët e dinin çdo të thoshte të jetoje në diktaturë, herë me alibinë se ata na kishin shpallur armiq të parët dhe herë me merakun për stabilitetin e lindjes së mesme. Dhe sikur këto të mos mjaftonin, pyetjes nëse i trmbej një sulmi nga regjimi i mollahëve, ai iu përgjigj se shqiptarët nuk kanë kurrë frikë pasi ata kanë mbrojtur edhe hebrejtë gjatë luftës së dytë botërore.

 

Në fakt, e vërteta është shumë e thjeshtë. Ajo s’ka të bëjë as me ndjeshmërinë ndaj holokaustit, as me zemërdridhjen ndaj viktimave të një diktature teiste, as me merakun për deztabilizimin e Gjirit persik.

 

Që kur ka ardhur në pushtet Edi Rama ka pasur vetëm një qëllim, ta përdorë politikën e jashtme si një rezervuar qokash për të tejzgjatur sundimin e vet mbi shqiptarët. Ai e çoi në ekstrem zgjedhjen e Berishës për të mirpritur luftëtarët e opozitës iraniane, duke ngritur në Manzë kampin me 3000 Muxhahedinë të MEK.

 

Pasojat e këtij vendimi-, servilizmin e skajshëm ndaj Uashingtonit dhe në vitet e fundit, mbështetjen e krahut më radikal të sionizmit-, i kemi parë kohë pas kohe. Gjatë presidencës së parë Trump, ish këshilltari i atëhershëm i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton, foli për “agjentë iranianë që po përgatitnin një sulm terrorist në Shqipëri”. Kjo deklaratë u bë në sfondin e një qëndrimi që kish mbajtur lideri, tashmë i vrarë, Ali Khamenei, duke folur kundër një “vendi djallëzor” që bashkëpunonte me amerikanët dhe tradhëtarët e Iranit, kundër këtij të fundit.

 

Dy vite më pas, në korrik 2022 erdhën sulmet kibernetike që goditën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë dhe bllokuan gjithë aktivitetin online, me pretendimin se me të njëjtën mënyrë ishin sulmuar iranianët nga kampi i Manzës. Ndonëse qeveria Rama i përzuri menjëherë nga territori ynë diplomatët e Teheranit, sulmet e mëpasme nuk munguan dhe si “Homeland Justice”, si faqe të tjera online e bënë të qartë se kjo qe një hakmarrje ngaqë Tirana mbante të strehuar kundërshtarët e regjimit.

 

Këtij konfikti të mbartur kohët e fundit i janë shtuar edhe dy elementë të rinj. Së pari, qëndrimi i paprinciptë ndaj masakrës në Gaza, mbrojtja pa kushte e një krimineli lufte si Natanjahu dhe fajësimi vetëm i Hamasit për mbi 80 mijë civilët e shfarosur nga ushtria izraelite. Së dyti, rreshtimi në front të parë të mbështetjes, që një vend liliput si yni, po i jep bombardimeve të pajustifikueshme nga ligji ndërkombëtar, mbi Iranin.

 

As arsyet morale, as ato pragmatike me të cilat Rama e justifikon këtë zgjedhje, nuk qëndojnë. Askush nuk di të thotë përse Shqipëria duhet të tregohet më katolike se papa në këtë luftë që nuk është e jona. Askush nuk di të tregojë pse ne nuk e kemi linjëzuar qëndrimin tonë me neutralitetin që po demostrojnë vendet më të fuqishme të BE në këtë konfikt. Askush nuk di të shpjegojë, se si mund të merren vendime kaq të forta, pa pyetur për sentimentin fetar të një pjese të qytetarëve të vendit.

 

Natyrisht, në këtë aventurë, Edi Rama është i inkurajuar si nga tredhja deri në përçudnim e muslimanëve shqiptarë, po aq edhe nga mefshtësia e një opozite, që servilizmin ndaj amerikanëve e flak vetëm kur i preken interesat personale.

 

Por, pavarësisht prej faktit se autokrati shqiptar e ka nënshtruar këtë shoqëri, kjo nuk e shmang dot thelbin e çështjes: politikën e ndjekur që mëton të na shndërrohet në rrezik. Si lëpirja ndaj amerikanëve, si përpjekja për të depërtuar në oborrin e Trump-it, përmes shkëmbimit të favoreve me lobet çifute, e kanë kthyer Shqipërinë një target të mundshëm të luftës së fundit.

 

Prandaj tani, kur ambasada e ShBA flet për kërcënim nga Irani, qeveria jonë mundohet ti shfryjë këto paralajmërime duke i etiketuar si “hamendësime”.

 

Në këtë kontekst, duhet të lutemi që ky rrezik i parajalmëruar edhe më parë, ku na futën pa na pyetur, të ngelet vërtet një hamendësim. Edi Rama po na garanton se asgjë nuk do ndodhë dhe ne s’kemi gjë tjetër në dorë veçse ti besojmë, duke mos dyshuar se ai dëshëron një skenar krejt tjetër, që do i mundësonte para Trumpit dhe Natanjahut, të shitet si viktimë e besnikërisë ndaj tyre.

 


SPAK “qep” dosjen e Edi Ramës me prova përvëluese, pritet urdhri i Uashingtonit dhe Brukselit për ta marrë të pandehur

Prokuroria e Posaçme (SPAK) me ndihmën e ndërkombëtarëve është mundësia e fundit për mbylljen e tranzicionit shqiptar dhe shkallmimin e kësaj klase keqbërëse dhe mafioze politike, e cila ka tre dekada që vjedh, sundon dhe plaçkit Shqipërinë. Në këto rrethana, krerët e korruptuar po bëjnë përpjekje maksimale për sabotimin e SPAK-ut, me shpresë për t’i shpëtuar lakut të drejtësisë. Dyshohet se në prapaskenë, kryeministri Edi Rama po lëviz çdo gur për të shkrirë drejtësinë e re, në mënyrë që të mos ketë fatin e Ivo Sanader. Në Kroaci, prokurorët specialë nisën hetimet për ish-kryeministrin kroat Sanader duke nisur që nga vlera e orës së dorës. Hetimet u thelluan, duke zbuluar pasuri të tjera dhe para korrupsioni jashtë vendit.

Read more ...


Nga hero në simbol arrogance, kthesa e fortë e Spiropalit për ‘Skënderbeun’ e saj

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka thyer heshtjen pas përplasjes së saj me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste disa ditë më parë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shpreh zhgënjimin e saj nga sjellja e Ramës, duke theksuar se situata nuk është thjesht personale, por pasqyron një model ku arroganca dhe abuzimi po paraqiten si norma të pranueshme shoqërore. Ajo thekson se heshtja e saj nuk është mungesë përgjigjeje, por një mënyrë për t’i dhënë kohë së vërtetës të marrë formë dhe për të ruajtur kuptimin e përgjegjësisë.

Read more ...


ANALIZA - Pse pushtimi i ishullit Kharg është një ide idiote?

 

Ishulli Kharg nuk është një vend që mund të sulmohet lehtësisht, të ngrihet flamuri dhe të mbahet. Ai është një dalje e vogël koralore, rreth 8 km e gjatë dhe 5–6 km e gjerë, me një sipërfaqe totale prej vetëm rreth 25 km², e vendosur vetëm 25 km larg bregdetit iranian dhe 45–50 km nga malet Zagros. Kjo afërsi ekstreme e kthen atë në një makth.

 

Nën sipërfaqe ndodhet një rrjet i gjerë tunelesh të përforcuara, të gërmuara 20–40 metra thellë në gur gëlqeror koralin. Në granit të fortë, shpërthimet përhapin valë goditëse në distanca të mëdha, duke çarë gjithçka.

 

Ndërsa në gurin gëlqeror poroz, energjia e shpërthimit shpërndahet shpejt duke shtypur poret e vetë shkëmbit rreth pikës së goditjes, duke mbrojtur fortifikimet më të thella. Imazhet satelitore nga dekada e fundit të zgjerimeve të bazës detare dhe terminaleve tregojnë fabrika betoni dhe dërgesa kuarci dhe agregatesh të imta, shenja të qarta se po përdoret beton me rezistencë të lartë për këto bunkerë.

 

Ishulli është i minuar rëndë, i ruajtur nga trupa në pozicione nëntokësore, i mbuluar nga pika zjarri në male dhe i rrethuar nga qindra mjete iraniane të armatosura me raketa. Kokat luftarake fragmentuese iraniane, si ato të përdorura në dronët Shahed-131 dhe 136, shpërndajnë 3,000 deri në 7,000 fragmente tungsteni të parapërgatitura, vdekjeprurëse ndaj trupave të pambrojtura.

 

Çdo garnizon i vendosur në një ishull kaq të vogël do të përballej çdo ditë me valë të njëpasnjëshme raketash dhe dronësh. Mbijetesa do të kishte një kosto të tmerrshme.

 

Mbrojtësit iranianë do të qëndronin të sigurt brenda tuneleve me dhjetëra dalje të shpërndara në të gjithë ishullin. Qindra trupa, shumë prej tyre forca speciale që njohin çdo cep të terrenit, mund të rezistonin për ditë apo javë, duke organizuar pritë si ato të parë në Gaza.

 

Trupat sulmuese do të kishin pothuajse asnjë strehë të sigurt. Infrastruktura e vetme e rëndësishme janë objektet e rafinimit dhe magazinimit të naftës, dhe daljet e tuneleve dhe fortifikimet iraniane pothuajse me siguri shtrihen brenda ose pranë tyre.

 

Është e vështirë të imagjinohet që forcat speciale, me furnizime të kufizuara ose pa furnizime fare, të shkëmbejnë zjarr në mes të rezervuarëve të karburantit dhe tubacioneve. Kjo nuk është luftë, është çmenduri.

 

Nuk ka asnjë rrugë të sigurt furnizimi nga deti dhe hapësira ajrore do të ishte ashpër e kontestuar, duke e bërë furnizimin ajror jashtëzakonisht të rrezikshëm. Edhe nëse furnizimet do të arrinin, nuk do të kishte vend të sigurt për t’i ruajtur apo mbrojtur ato jashtë zonave të rafinimit.

 

Supozoni se një zbarkim do të kishte sukses nga ajri. Përveç qindra forcave speciale iraniane në tunele, kërcënimet do të shtoheshin shpejt:

 

Nga deti


Irani ka mbi 800 anije të shpejta sulmuese (klasat Ashura, Seraj dhe Ra’ad), të pajisura me lëshues raketash 107 mm në module me 12 tuba. Vetëm 80 prej tyre mund të lëshonin 960 raketa në një salvo të vetme ndaj ishullit të vogël, shumë prej të cilave mbajnë koka luftarake fragmentuese Fajr-1 me rreze 8–12 km.
Disa anije të klasës Zulfiqar mbajnë dy kontejnerë për raketën balistike Fath-360 (me rreze 120 km), të pajisura me municione thërrmuese dhe fragmente tungsteni kundër personelit. Të paktën 30–40 prej këtyre anijeve ka të ngjarë të kenë këtë konfigurim.


Anijet e klasës Tondar me topa 23 mm mund të godasin ishullin gjatë natës – Irani ende operon rreth 10 të tilla.


Edhe pse shumë anije më të mëdha janë dëmtuar, Irani mban të paktën 25 anije patrulluese më të vogla, por të armatosura mirë, aktive.

 

Nga territori kryesor


Irani mund të godasë me të paktën pesë lloje raketash balistike me rreze 85–200 km. Sisteme si Ababil dhe Fath-360 lëshohen në module prej 6–8 raketash për salvo, shpesh të pajisura me municione thërrmuese kundër personelit dhe fragmente tungsteni.
Raketat e rënda si Zelzal-1 dhe Zelzal-2, me rreze 150–200 km dhe koka luftarake 600 kg, kanë filluar të pajisen me sisteme drejtimi, duke arritur tani një saktësi prej rreth 50 metrash (CEP).

 

Nga ajri


Irani operon më shumë se 10 modele dronësh kamikazë dhe sulmues, të pajisur me sensorë modernë për operime ditë/natë. Këta mund të kryejnë goditje të përsëritura, duke hedhur bomba disa herë në ditë me modele si GAZA.

 

Një zbarkim mund të jetë i mundur vetëm me epërsi të madhe ajrore dhe detare, por mbajtja reale e ishullit do të ishte pothuajse e pamundur. Në rastin më të mirë, një pjesë e madhe e infrastrukturës së naftës do të shkatërrohej gjatë luftimeve. Në realitet, kjo ka shumë gjasa të përfundonte në një masakër.

XS
SM
MD
LG