Lidhje


'Gjylja e madhe plasi' /Arben Ahmetaj: Ish lideri im, Edi Rama, më nxori në pritë

Arben Ahmetaj po jep një intervistë për Syri Tv. Ai thotë se është nxjerrë në pritë nga ish lideri i tij, duke iu referuar kështu kryeministrit Edi Rama. Ahmetaj flet për drejtësi të dirigjuar politikisht ndonëse ai ka votuar për një drejtësi të re. Në videon më poshtë ndiqni live intervistën e plotë të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Ai tha se: Unë kokë turku për Edi Ramën nuk bëhem. Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë intervistës në Syri Tv prej ekzilit ku ndodhet pas arratisë.

Read more ...


Ndërtim, turizëm mjeksor dhe qendra estetike/Saimir Tahiri i futet bizneseve pas burgut

Nga Edmond Hoxhaj/ ‘Eagle Residence’ është një projekt ndërtimi me njësi tregtare dhe apartamente në rrugën Tahir Kadare, pranë ish-sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë. Ky projekt nuk dallon në mënyrë të veçantë nga pallatet që po mbijnë në dy krahët e rrugës hyrëse të kryeqytetit, përveç faktit se është në pronësi të familjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Read more ...


Ministri i ekstremit të djathtë Ben-Gvir kërcënon Netaniahun: Çdo marrëveshje me Hamasin do të do të çonte në rrëzimin e qeverisë së koalicionit

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se një "marrëveshje e pakujdesshme" me Hamasin për shkëmbimin e të burgosurve do të çonte në rrëzimin e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, raportoi Anadolu. Ben-Gvir, i cili njihet për armiqësinë e tij ndaj Palestinës dhe për presionin që ka ushtruar ndaj Netanyahut për të vazhduar sulmet në Gaza, kërcënoi kryeministrin izraelit me një tjetër rrëzim të koalicionit.

Read more ...


Pacientja nderroi jete pas operacionit estetik. Reagon Spitali Amerikan: "Operacioni u krye me sukses"

Spitali Amerikan ka reaguar pas vdekjes së 28-vjeçares Lirida Hasalla, pas një operacioni estetik të kryer në ambientet e tij. Përmes një njoftimi të Spitalit thuhet se operacioni është kryer sipas protokollit mjekësor dhe profesional, konform çdo standarti mjekësor. Po ashtu thuhet se operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem, por sipas njoftimit, në datë 30 janar e reja pësoi një komplikacion, që sipas tyre është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Read more ...


Në një shkollë në Gaza gjenden trupat e pajetë të 30 palestinezëve me duar dhe sy të lidhur

Në një shkollë në Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës janë gjetur trupat e pajetë të 30 palestinezëve, me duar dhe sy të lidhur, transmeton Anadolu. Në deklaratën me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, jepet informacion mbi këtë temë. Në deklaratë thuhet se është zbuluar se trupat e pajetë të 30 personave u gjetën në një shkollë të bllokuar nga Izraeli në Beit Lahiya, në veri të Rripit të Gazës. Dëshmitarët okularë në vendngjarje deklaruan se duart dhe sytë e të vrarëve ishin të lidhur.

Read more ...

XS
SM
MD
LG