Kondicionerët ndezur! I nxehti ekstrem rrit konsumin e energjisë, KESH 4.3 mln € blerje për korrikun
Për shkak të temperaturave të larta dhe shtimit të konsumit të energjisë nga përdorimi i kondicionerëve, KESH ka blerë vetëm për muajin korrik 4.2 milionë euro energji elektrike, me çmim më të shtrenjtë se në qershor. Në total në vetëm 2 muaj janë shpenzuar 14.2 milionë euro për import energjie. Temperaturat ekstreme po rrisin faturën financiare për furnizimin me energji elektrike. Për të garantuar furnizim pa ndërprerje, KESH i është drejtuar disa herë tregjeve të huaja në këtë muaj duke blerë afro 46 mijë megavat energji me vlerë 4.3 milionë euro.