Lidhje


Kur narcizizmi vishet me petkun letrar/ Apologjia e një autori që ndriçohet vetëm nga reflektimi i vetvetes

Nga Alban Gorishti

 

Në çdo dekadë, Shqipëria prodhon një autor që mendon se ka zbuluar misterin e identitetit. Herë e quan “komb”, herë “gjuhë”, e së fundi “fe”. Kësaj radhe, në rolin e profetit të vetëshpallur, shfaqet Ben Blushi me librin e tij të ri Jam Mysliman, një titull që të kujton më shumë një rrëfim pendese, por që shërben si ftesë për një spektakël letrar.

Read more ...


Halloween / Kotësia që shitet si festë

Në një shoqëri ku çdo gjë huazohet, edhe errësira vjen si modë. Halloween-i, dikur ritual krishtero-pagan që kishte të bënte me shpirtrat e humbur dhe shtrigat, është shndërruar sot në një festë mbrëmjeje me fytyra të lyera, me maska dhe zbukurime që s’mbartin më as frikë, as domethënie veç zbrazëti dhe konsum. Ironia është se vetë të krishterët, që dikur e përshtatën për të zbutur paganizmin, sot i janë dorëzuar sërish simbolikës së tij, tashmë të paketuar në tullumbace, make up dhe rrjete sociale.

 

Në Shqipëri, ky import i pakuptimtë u pranua pa asnjë reflektim. Një popull që ende s’ka mësuar të festojë të tijat, që s’di as të nderojë Ditën e Pavarësisë pa zhurmë politike, vrapon pas çdo feste të huaj si pas një iluzioni të rehatshëm. Dyqanet mbushen me maska demonësh, ndërsa fëmijët mësohen të “frikësojnë” për argëtim, pa kuptuar se po mësohen të adhurojnë grotesken. Kështu, një popull që s’ka liri shpirtërore, kërkon të ndjejë përkatësi në një festë që i përket kulturave të tjera një përpjekje e trishtuar për t’u dukur modern, ndërsa humbet vetveten.

Read more ...


Pamukkale, perla e bardhë e Turqisë që nuk pushon së tërhequri turistë

Formuar nga depozitat natyrore të karbonatit të kalciumit nga ujërat termale, travertinet e Pamukkales ofrojnë një pamje unike, duke e futur atë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

 

Pamukkale, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Turqi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj me tarract e saj të bardha prej travertini dhe ujërat termale.

Read more ...


Rruga nga armëpushimi drejt paqes të përhershme

Palestinezët duhet të jenë në qendër të përcaktimit të së ardhmes së Gazës, përfshirë edhe se kush e qeveris atë...

 

Nga Chris Doyle “Arab News”

 

Nëse gjithçka shkon sipas skenarit, 3 fazat e para të planit të paqes të propozuar nga Donald Trump, do të hyjnë në fuqi në fillim të kësaj jave. Një armëpushim i përkohshëm, por me shpresën që të bëhet i përhershëm, ka hyrë tashmë në fuqi.

Read more ...


Dëshmia e të burgosurit të komunizmit: Oficerët na hidhnin kocka, kore buke apo lëkurë shalqini në tokë...

Nga Ali Buzra

 

Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG