Nga urrejtja deri tek bashkëjetesa: Një thirrje për të parandaluar propagandën e urrejtjes në Ballkan

Shkruan: Hamzi Ibraimi
Në një shoqëri ku diversiteti kulturor dhe fetar duhej të ishte një pasuri shumë e çmuar, për fat të keq po ndodh e kundërta. Siç e dimë, në disa shtete të Ballkanit, veçanërisht në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, këto vende po përballen me përhapjen e shpejtë të islamofobisë dhe turkofobisë. Për fat të keq, këto forma të urrejtjes, të kamufluara pas justifikimeve ideologjike, nuk synojnë asgjë tjetër përveçse përçarje mes komuniteteve. Këto veprime, për fat të keq, po krijojnë një të ardhme të rrezikshme për rajonin.