Lidhje


Al-Sharaa: Përmbysja e Asadit ishte e nevojshme për të gjithë rajonin

 

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa tha të dielën se përmbysja e regjimit të Bashar al-Assadit ishte e nevojshme jo vetëm për Sirinë, por për të gjithë rajonin, transmeton Anadolu. Në një intervistë për televizionin Al Jazeera të Katarit, cituar nga Agjencia Siriane Arabe e Lajmeve (SANA), Sharaa e përshkroi Sirinë si "boshtin qendror të rajonit" dhe tha se ai prej kohësh priste që vendi t'i nënshtrohej ndryshimeve thelbësore.

Read more ...


Tetë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, vriten në sulmet ajrore izraelite në Gaza

 

Tetë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një seri sulmesh ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës herët të dielën, pavarësisht njoftimit të së premtes për një marrëveshje mbi zbatimin e fazës së ardhshme të planit të armëpushimit, transmeton Anadolu. Një burim mjekësor në Spitalin Nasser në qytetin jugor Khan Younis tha se tre palestinezë (bashkëshortë dhe vajza e tyre) u vranë dhe tre të tjerë u plagosën kur një sulm ajror izraelit goditi një apartament në zonën Al-Qarara, në veriperëndim të qytetit.

Read more ...


“Nuk do e lejojmë”, Irani mohon marrëveshjen për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

 

Irani ka mohuar zyrtarisht raportimet se ka rënë dakord për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se nuk do të lejojë rifillimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë, sipas Teheranit, “veprimet armiqësore”. Agjencitë iraniane raportuan se pretendimet për një marrëveshje të arritur me ndërmjetësimin e Katarit janë të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

Read more ...


Dy orë kontroll në det, Italia ndalon anijen ruse të naftës pranë Siçilisë

 

Marina italiane ka kryer një operacion inspektimi ndaj një tankeri rus të lidhur me të ashtuquajturën “flotë në hije”, në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit Pantelleria, mes Siçilisë dhe Tunizisë. Operacioni u zhvillua në kuadër të misionit evropian EUNAVFOR MED IRINI, që monitoron trafikun e armëve dhe naftës në Mesdhe. Anija ushtarake italiane Thaon di Revel ndaloi për verifikim tankerin Toa Payoh, i cili ndodhet nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

Read more ...


7 ditët që tronditën FIFA-n/ Infantino humb aleatët, UEFA përgatit betejën për ta rrëzuar

 

Gianni Infantino po përjeton krizën më të rëndë që prej zgjedhjes së tij në krye të FIFA-s, pasi projekti për përfshirjen e kapitalit privat në garat e organizatës shkaktoi një rebelim të gjerë ndërkombëtar dhe vuri në diskutim të ardhmen e tij si president. Infantino synonte krijimin e një sipërmarrjeje të re, ku investitorëve privatë do t’u jepej deri në 20 për qind e aksioneve të aktiviteteve komerciale të FIFA-s, përfshirë të drejtat që lidhen me Kupën e Botës. Projekti u përfol se mund të përfshinte edhe një kompani amerikane me lidhje familjare me rrethin e presidentit Donald Trump.

Read more ...

XS
SM
MD
LG