Lidhje


Trump telefonon Infantinon, FIFA ndryshon vendimin: A po zbehet integriteti i futbollit

Ajo që po ndodh në Kupën e Botës 2026 ngre një pyetje që shkon shumë përtej një kartoni të kuq: A janë ende të barabarta rregullat për të gjithë, apo ato ndryshojnë sipas peshës politike të një shteti?

 

Sipas raportimit të The Independent, duke cituar The New York Times, presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për të kërkuar rishikimin e pezullimit të sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun. Pak më vonë, FIFA njoftoi pezullimin e zbatimit të kartonit të kuq, duke i hapur rrugën Balogun të luajë në ndeshjen e fazës së 1/8-ave.

Read more ...


Media italiane, “Il Foglio”: Sheshet mbushen me njerëz që duan ta shohin “Edi Ramën në burg”, e konsiderojnë kriminel që ka hedhur Shqipërinë në gojën e ‘peshkaqenëve’

Nga “Il Foglio”

 

Një protestë që nisi për të mbrojtur flamingot rozë është shndërruar në revoltën më të madhe qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Në një analizë të gjatë të botuar nga e përditshmja italiane “Il Foglio”, Shqipëria përshkruhet si një vend ku zemërimi ndaj korrupsionit, ndërtimeve pa kufi, mungesës së transparencës dhe kapjes së institucioneve ka bashkuar mijëra qytetarë në një lëvizje që shkon përtej ndarjeve politike.

 

Sipas artikullit, “Revolucioni i Flamingove” nuk është më vetëm një betejë për mbrojtjen e natyrës, por simbol i një vendi që kërkon të mbrojë identitetin, të ardhmen dhe demokracinë e tij. Media italiane e njohur si pranë Georgia Melonit ka bërë një skaner të zhvillimeve në Shqipëri, ku i ka dhënë zë dhe të rinjve dhe arkitektëve të cilët denoncojnë ‘mbretërinë e kryeministrit Rama’.

Read more ...


Kur urrejtja ndaj fesë bëhet normale: Vrasja e imamit në Dragash dhe heshtja përballë islamofobisë

Vrasja me thikë e imamit të fshatit Zlipotok në Dragash, Gazmend Tahirovci, tronditi opinionin publik në Kosovë. Deri tani, autoritetet dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame kanë bërë të ditur se, sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një konflikti privat dhe jo për shkak të detyrës së tij si imam. Hetimet vijojnë dhe motivi zyrtar mbetet objekt i drejtësisë.


Përtej motivit që do ta përcaktojë drejtësia, reagimet e një pjese të opinionit publik ngritën një pyetje shqetësuese: si është e mundur që vrasja e një njeriu të shoqërohet me komente përçmuese vetëm sepse ai ishte imam, musliman?

Read more ...


Vrima e fundit e Kavallit

Nga Fatmir Baci

 

“Je vrima e fundit e kavallit”, thotë shprehja e vjetër shqipe, për të treguar dikë pa peshë, pa zë e pa ndikim. Dhe kush ta thotë këtë? Dikush që ndjehet një apo disa vrima më sipër në kavallin e hierarkisë, pak më afër fishkëllimës së mbretit. Koha, me shpikjet e saj administrative dhe me talentin për ta kthyer njeriun në mobilje zyre, nuk ka mundur ta çrrënjosë dëshirën e tij për karrierë, për të qenë edhe ai një vrimë kavalli.

 

Madje, kam përshtypjen se koha moderne vetëm sa i ka shtuar një kapitull të ri kësaj urtësie. Sot nuk ka më rëndësi nëse je vrima e parë, e mesit apo e fundit; rëndësi ka që ke zgjedhur të jesh vrimë, e ndien veten të privilegjuar si vrimë kavalli dhe e sheh përparimin si zhvendosje disa centimetra më afër grykës së kavallit.

Read more ...


Zgjrim për "Rilindjen"

Nga Fatmir Baci
 
 
Mendoj se vetë termi “Rilindje” përbën një problem jo pak të ngatërruar, racionalisht të pamundur e aq më pak të besueshëm. Që në tingullin e parë fjala mbart një premtim që ngjan madhështor, ndërsa në përmbajtje fsheh një konfuzion të denjë për seminare të tëra filozofie politike, antropologjie kulturore dhe psikologjie kolektive. Sa më gjatë të soditet, aq më shumë fiton tiparet e një metafore që ka humbur adresën e vet, një koncepti që endet në kërkim të objektit që do të duhej ta justifikonte. Në njëfarë mënyre, “Rilindja” ngjan me ato valixhet e harruara në stacionet e vjetra; mbajnë etiketa udhëtimesh të shumta, ndërsa askush nuk di më kujt i përkasin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG